Krijimi i lidhjeve në Ballkanin Perëndimor është një faktor kyç për tërheqjen e investimeve në rajon, u shpreh Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, në një takim të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Z. Borisov tha se Bashkimi Europian pret që vendet e rajonit të avancojnë në përmbushjen e kritereve për pranimin e tyre në BE dhe në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.
Si shembull konkret në këtë drejtim, z. Borisov ka marrë përmirësimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë pas nënshkrimit të një Traktati të Miqësisë vitin e kaluar.
Pjesë e diskutimit ishin edhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë dhe Komisionerit të BE-së, për Negociatat e Zgjerimit dhe Politikat Europiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn.