Sipas të dhënave paraprake të Bankës Kombëtare të Bullgarisë, në muajin shkurt të këtij viti, bilanci i llogarisë rrjedhëse të Bullgarisë kaloi nga deficit në suficit.
Bilanci i llogarisë korente shënoi një suficit prej 316.8 milionë eurosh në shkurt krahasuar me deficitin prej 37.7 milionë eurosh të së njëjtës periudhë një vit më parë.
Deficiti tregtar i mallrave u zvogëlua në 90.7 milionë euro në shkurtin e këtij viti, krahasuar me deficitin prej 136.1 milionë eurosh të shkurtit 2015.
Në të njëjtën kohë, suficiti tregtar i shërbimeve u tkurr në 45.5 milionë euro nga 132.1 milionë euro.
Bilanci primar i të ardhurave shënoi një suficit prej 12.3 miliardë eurosh në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me deficitin prej 108.2 milionë eurosh të shkurtit të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, suficiti i të ardhurave dytësore shënoi një rritje të theksuar nga 74.5 milionë euro në 349.6 milionë euro. Suficiti i llogarisë kapitale ra në 20.1 milionë euro nga 77.9 milionë euro. Sidoqoftë, suficiti i llogarisë financiare u rrit në 361.2 milionë euro nga 346.0 milionë euro.