Pronari i Aeroporteve London Stansted dhe Manchester ka njoftuar se do të marrë pjesë në një proces tenderimi për koncesionin e aeroportit bullgar, për një periudhë 35-vjeçare, me vlerë rreth 3.9 miliardë euro (3.1 miliardë paund).
Për të pasur rezultatin e duhur në rikonstruktimin e aeroportit, Manchester Airport Group (MAG) i ka bashkuar forcat me gjigantin shtetëror kinez BCEG. Ministri i Transportit, Chris Grayling, mbështeti ofertën e MAG, duke thënë se ajo ishte kompania e duhur për të investuar në Bullgari, pasi Britania synon të forcojë lidhjet ekonomike me këtë vend.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.