Norma e papunësisë në Bullgari është ulur gjatë vitit të kaluar, por mbetet mbi mesataren e Bashkimit Europian (BE).
Kjo bëhet e qartë nga të dhënat mbi papunësinë në nëntor të vitit 2014, të publikuara nga Eurostat.
Norma e papunësisë në Bullgari ka shënuar rënie të qëndrueshme nga nëntori 2013, kur ajo qëndroi në 12.9%, duke arritur në 11.1% një vit më vonë.
Eurostat vlerëson se numri i të papunëve në Bullgari në nëntor 2014 ishte 374 000, duke u reduktuar nga 435 000 një vit më parë.
Megjithatë, shifra mbetet mbi mesataren e BE-së, e cila ishte 10% në nëntor të 2014-s.
Norma e papunësisë së të rinjve në Bullgari ka shënuar edhe një rënie nga 27% në nëntor të 2013 në 21.4% një vit më vonë.
Kjo llogaritet në 43 000 persona, të moshës midis 15 dhe 24 vjeç të cilët ishin të papunë në nëntor të 2014-s.
Norma e papunësisë në Bullgari ka mbetur më e lartë në mesin e meshkujve sesa femrave gjatë vitit të kaluar.