Bullgari/ PBB pritet të rritet me 2.9% gjatë 2017

18/03/2017 8:03 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sipas një parashikimi të Komisionit Europian, ekonomia bullgare pritet të rritet me 2.9% këtë vit. Ai parashikon që rritja dhe konsolidimi fiskal do të jenë të fuqishme dhe se rritja e kërkesës së brendshme vazhdon të jetë nxitësi kryesor i kësaj rritjeje.
Por një prej faktorëve negativë mund të jetë kërkesa e ulët e importeve nga shumë partnerë tregtarë dhe rritja e lartë e çmimeve të naftës.
Komisioni gjithashtu thekson faktin se “pasiguria politike në lidhje me zgjedhjet e ardhshme mund të vonojë vendimet në lidhje me rritjen e konsumit të brendshëm dhe investimeve të shumta.
Investimet pritet që të ecin me ritme më të ngadalta, kryesisht për shkak të ngadalësimit të absorbimit të fondeve të BE-së, por pritshmëritë e parashikimeve janë që ato të rriten me 3.2% në 2017. Gjithashtu pritet që “ritmi i zbatimit të projekteve të programit 2014-2020 të BE-së të përshpejtohet.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz