Bullgaria është ndër vendet që pati një sjellje pozitive ndaj euros. Vendi u detyrua
ta bënte këtë në bazë të marrëveshjes për hyrjen në Bashkimin Europian. Valuta bullgare ka një kurs
fiks ndaj euros dhe në praktikë 1 euro gjithmonë është e barabartë me 2 leva bullgare.
Por, kjo marrëdhënie ka filluar të kriset.
Bullgaria tashë nuk i respekton më rreptësisht kërkesat për borxhin publik, deficitin buxhetor dhe inflacionin. Ajo mbetet dhe me një treg relativisht të pazhvilluar të parave dhe financave. Pozitat e saj në tregjet botërore janë të dobëta dhe të luhatura.
Euro pësoi goditje të shumta dhe nga kriza botërore financiare, nga kriza e brendshme zonale greke. Rivendosja në Eurozonën nuk është më bindëse, problemi ka karakter kronik.
Në këto kushte Bullgaria nuk i ka më prioritet politikat ndaj euros. Me pak fjalë problemi nuk është vetëm teknik dhe bankar, por më tepër dhe para së gjithësh politik.
Sepse e atje e mbajnë mend shumë mirë mësimin nga Shengeni, kur pavarësisht se u kryen të gjitha kushtet, vendi nuk u lejua për lëvizjen e lirë.
Rasti me euron është i ngjashëm. Politika bullgare aktualisht po ecën në bazë të parimit “ec me ngadalë”. Për qeverinë nuk është e ngutshme.