Citigroup, HSBC, Societe Generale dhe UniCredit janë përzgjedhur nga qeveria e Bullgarisë për të menaxhuar programin e saj të obligacioneve afatmesëm globalë mevlerë 8 miliardë euro, sipas një projektligji të riprezantuar përpara Parlamentit.
Qeveria ekoalicionit të pakicës së Bullgarisë që mori detyrën në nëntor të vitit2014 planifikon të sigurojë3.5 miliardë euro nga huadhënësit e huaj këtë vit nëmënyrë që të shlyejëkredinëprej 1.5 miliardë euro dhe tëfinancojë deficitin buxhetorpër 2015 projektuarnë 3% të PBB-së.
Katër bankat shtynë afatin e‘kredisë urë’(kredi afatshkurtër ndaj një klienti deri sa ai të sigurojë financim afatgjatë) gjashtëmujoreprej 1.5 miliardë eurotëBullgarisë në dhjetor 2014, me qëllim që të mbyllnin ‘hendekun’ në Fondin Shtetëror tëSigurimit të Depozitave, i cili është përgjegjës për shlyerjen e depozitave përballë falimentit tëBankës Tregtare të Korporatës, apo KTB.
Huamarrja e re do të rrisëraportin borxh publik-PBB të Bullgarisë në 28.4% këtë vit nga një shifër paraprake prej 27.1% në fund të dhjetorit 2014, ndërsa 17.9% nga shifra e një viti më parë. Borxhi i qeverisë është rritur në 11.3 miliardë euro në terma nominalë, në fund të dhjetor 2014 nga 7.2 miliardë euro një vit më parë, sipas vlerësimeve paraprake tëMinistrisë sëFinancave.
Moody’s Investors Service javën e kaluar caktuan një vlerësim të përkohshëm Baa2 me perspektivë të qëndrueshme ndaj programit global të obligacioneve afatmesëm të Bullgarisë (2015-2017) që do të listohen në bursën e Luksemburgut.
Programi i obligacioneve i siguron Bullgarisë, si emetues, mundësinë për të aplikuar një qasje fleksibël në përzgjedhjen e tregjeve tëborxhit, instrumenteve, maturisë dhe monedhave.
Vlerësimi i përkohshëm Baa2 në programin e bonove ‘pasqyron vlerësimin Baa2 (perspektivë e qëndrueshme) të Bullgarisë, që reflekton perspektivën e dobët të rritjes ekonomike të saj në një mjedis të moderuar të zgjerimit të kreditit dhe papunësisë së vazhdueshme, sfida që lidhen me sistemin e saj bankar dhe forcën e saj të lartë fiskale, me borxhin e ulët të qeverisë dhe një shifër rekord në mirëmbajtjen e rezervave fiskale’, tha Moody në një deklaratë.