Në skenarin më të keq, humbjet e biznesit të shkaktuara nga Brexit do të arrijnë në 58 miliardë paund, ku ndër sektorët më të prekur do të jetë ai i automobilave, bujqësisë dhe industrisë ushqimore, tha Eva Maydell, eurodeputetja dhe Presidentja e Lëvizjes Ndërkombëtare Europiane në një konferencë të quajtur “Përgatitja për Brexit” – Pasojat për Bizneset Europiane”.
Rreth 30% e biznesit bullgar ka pritshmëri negative për Brexit, si pasojë e frikës ndaj kufizimeve të mundshme të tregtisë, procedurave administrative dhe kërkesave të reja rregullatore. Frika e tyre është kryesisht për shkak të paqartësisë së llojit të marrëdhënieve që Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë të ketë me BE-në, tha më tej znj. Maydell. Ajo u shpreh me bindje se nëse qarqeve bullgare të biznesit do t’u ishte dhënë informacioni i duhur në kohë, ato do të ishin në gjendje të bënin ndryshimet e nevojshme në planifikimin e biznesit të tyre.
Në përgjithësi, Brexit mund të ndikojë negativisht te njerëzit dhe bizneset në masa të ndryshme, gjithmonë sipas rezultatit të bisedimeve, por asnjë nga skenarët nuk mund të zëvendësojë përfitimet e anëtarësimit të Britanisë në BE, u shpreh Eva Maydell. “Ne duhet t’i marrin parasysh të gjitha këto pasoja, sepse Brexit do të krijojë pasiguri dhe paqëndrueshmëri për shumë njerëz dhe në sektorë të ndryshëm.
Unë votova për pranimin e Britanisë në këtë Komunitet dhe nuk më vjen keq, duke qenë se mendoj se Bashkimi është ai që e siguron forcën e vërtetë”,
tha Kryenegociatori i BE-së për largimin e Britanisë, Michel Barnier. Ndërsa për largimin e Britanisë nga BE-ja, ai nuk është absolutisht dakord. “Por ne e respektojmë këtë votim, sepse është demokratik.
Megjithatë duam të theksojmë objektivisht se Britania e Madhe ishte ajo që zgjodhi të largohet nga ky Bashkim dhe duhet të jetë pikërisht ajo që duhet të pranojë edhe pasojat e këtij veprimi dhe jo qytetarët dhe bizneset në Europë.
Ai theksoi edhe një fakt që lidhet me të ardhmen e Bashkimit Europian, se nëse anëtarët e BE-së nuk do të qëndrojnë së bashku, ata do të jenë “të ashtuquajturit nënkontraktorë të të gjitha ndikimeve nga Kina dhe Amerika”.
“Ne do të kemi një lloj tjetër bashkëpunimi me Britaninë e Madhe, por ne të 27-të, kemi nevojë për njëri-tjetrin, për të rritur investimet totale, për të përmirësuar sigurinë e përgjithshme dhe kjo është më e rëndësishme sesa Brexit”, tha më tej z. Barnier.
Ne nuk mund të negociojmë në drejtim të tregun të përbashkët sepse nuk do të ketë një treg të përbashkët për ta. Sa i përket katër lirive themelore, përfshirë lirinë e lëvizjes, për të cilën z. Barnier u duk kategorik, nuk do ta ndikojnë në dobësimin e Bashkimit, duke e bërë atë më të brishtë vetëm për shkak të largimit të tyre”.
Në të njëjtën kohë, z. Barnier theksoi se partneritetet e reja dhe lidhjet e qëndrueshme duhej të rishikoheshin në bazë të kushteve të reja dhe vuri në dukje se 750 marrëveshje ndërkombëtare do të ndërpriten dhe Mbretëria e Bashkuar do të duhet të rinegociojë nëse do të dojë sërish arritjen e nënshkrimit të tyre.
“Ne kemi arritur nënshkrimin e marrëveshjeve për sigurimin e të drejtave të shtetasve të BE-së”. Ai preku edhe çështjen e mbrojtjes dhe sigurisë, duke vënë në dukje se Britania e Madhe do të vazhdojë të marrë pjesë në luftën kundër terrorizmit.
Nënkryetarja e CEIBG, Boryana Manolova, tha se Bullgaria do të vuajë pasojat e ndarjes nga Britania e Madhe, ku kjo e fundit është ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit. Pavarësisht nga pjesa relativisht e vogël e eksporteve tona, ne do të kemi vështirësi në zbatimin e detyrimeve doganore, në rritjen e kontrolleve kufitare dhe proceduarave administrative shtesë.
Por kryetari i Forumit Bullgar i Liderëve të Biznesit, Iravan Hira, tha se biznesi beson se mund të bëhet më i fortë pas Brexit dhe shprehu besimin se pas vitit 2020, më 1 janar do të ketë marrëveshje të reja tregtare, ekonomike, sociale dhe politike.