Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, në prill të vitit 2018, besimi i konsumatorëve bullgarë shënoi rritje, pritshmëritë e tyre për zhvillimin e ekonomisë dhe statusin e tyre financiar në 12 muajt e ardhshëm janë optimiste dhe ata nuk prisnin ndonjë rritje të papunësisë apo blerjen e planifikuar të mallrave të qëndrueshme.
Treguesi i besimit shënoi rritje me 1.8 pikë krahasuar me janarin, ku rritja në qytete ishte me 1.0 pikë dhe ajo në fshatra me 4.1 pikë.
Edhe pse vlerësimi i përgjithshëm i konsumatorëve për zhvillimin e situatës ekonomike të vendit në 12 muajt e fundit është jo shumë pozitiv, pritshmëritë e tyre për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm janë më optimiste.
Konsumatorët janë të mendimit se ka pasur rritje të çmimeve të konsumit vitin e kaluar, por me një ritëm më të ngadaltë se ato të regjistruara në muajin janar. Shifrat zyrtare të inflacionit ishin në 2.2% në muajin mars krahasuar me të njëjtin muaj në 2017 dhe 1.8% në janar. Të dhënat e muajit prillit do të shpallen gjatë mesit të muajit maj.
Sipas statisticienëve, pritshmëritë e inflacionit për 12 muajt e ardhshëm janë më optimiste. Konsumatorët presin që shkalla e papunësisë gjatë 12 muajve të ardhshëm do të mbetet në të njëjtat nivele ose do të ulet paksa pasi treguesi i bilancit të ulet me 4.2 pikë përqindje dhe do të arrijë vlerën më të ulët që nga korriku i vitit 2001.