Gjashtë kompani të reja i janë bashkuar platformës rajonale të bursës SEE Link, bëri të ditur Bursa Bullgare e Fondeve.
Dy prej kompanive janë serbe, kurse të tjerat janë sllovene. SEE Link është një platformë, e krijuar nga bursat në Bullgari, Maqedoni dhe Kroaci me qëllim të krijohet një infrastrukturë regjionale për tregti me letra me vlerë.
Kapitali i saj i përgjithshëm tejkalon shifrën 38.5 mld dollarë.
Edhe tre operatorë të tjerë po përgatiten për t’u përfshirë në këtë platformë dhe konkretisht : bursat në Athinë, Banja Luka dhe Malin e Zi.