Bullgari / Rritja e pagave është më e lartë se ajo e PBB-së

30/03/2019 10:05 PM 0 komente

PBB-ja e Bullgarisë është rreth 2.5 herë më e lartë se ajo e vitit 1987. Por ky fakt nuk është arsye për t’u gëzuar, u shpreh zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev.

Sipas tij, një prej pyetjeve më të rëndësishme, së cilës i duhet dhënë një përgjigje, është se cili do të jetë hapi i radhës i ekonomisë, pasi pagat po rriten më shpejt se PBB-ja dhe kostot e ulëta të punës shumë shpejt nuk do të jenë më një avantazh konkurrues.
Inovacioni dhe dixhitalizimi janë hapi i ardhshëm drejt rritjes së mëtejshme.

Ka pasur dy mënyra për të arritur kushte më të mira jetese, e para ishte një ekonomi që prodhonte më shumë dhe e dyta varet nga çështja e shpërndarjes së pasurisë kombëtare. Zëvendëskryeministri pranoi se aktualisht, kjo pasuri është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of