Shitjet me pakicë në Bullgari u zgjeruan me një ritëm më të shpejtë në nëntor, sipas raportimit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Shitjet me pakicë u rritën me 0.9 pikë përqindje nga tetori, ndërkohë që shitjet në total rritën me 1.3 pikë përqindje. Kjo ishte rritja e dytë radhazi e shitjeve. Shitja e ushqimeve, pijeve joalkoolike dhe duhanit ranë me 0.2%, ndërsa shitjet e grupit jo-ushqime u rritën me 1.2%.
Në bazat vjetore, rritja e shitjeve me pakicë u përshpejtua me 6.1% nga 2.9% në tetor. Një tjetër raportim nga zyrat e statistikave në tetor tregojnë se prodhimi i sektorit të ndërtimit u rrit me 4.7% nga tetori në nëntor, ndërkohë që është ulur me 3.5% nga viti i kaluar.