Bullgari/ Rritja e të ardhurave në Europën Lindore po ngadalësohet

17/12/2018 9:00 AM 0 komente

Konvergjenca në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore në fushën e të ardhurave po kërcënohet nga një ngadalësim, nëse këta anëtarë nuk i ristrukturojnë ekonomitë e tyre sa më shpejt të munden dhe nuk fillojnë të sjellin fitimet e lidhura me produktivitetin. Kjo është ajo që paralajmëroi agjencia Moody’s, raporton money.bg

“Pagat e ulëta, fuqia punëtore e kualifikuar, fondet europiane dhe integrimi europian me vlerë të shtuar të IHD kanë ndikuar në përmirësimin e produktivitetit që nga fundi i viteve 1990”, thanë ekspertët e ndryshëm.

Agjencia e vlerësimit thekson se këta faktorë kanë arritur të mbështesin ristrukturim më të shpejtë dhe rritje të të ardhurave, dhe madje një numër vendesh në rajon kanë përjetuar përmirësim në mjedisin e tyre ekonomik.

“Modeli tradicional i rritjes në vendet e EQL-së ka filluar të mos japë më efekte pozitive, tha zëvendëskryetari i Moody’s, Heiko Peters. Shpejtësia me të cilën shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore (Estonia, Letonia, Lituania, Republika Çeke, Polonia, Hungaria, Sllovenia, Sllovakia) po ecin në krahasim me pjesën tjetër të BE-së në drejtim të produktivitetit u ngadalësua ndjeshëm gjatë periudhës 2009-2017 në krahasim me periudhën e mëparshme 2000-2008, shtoi më tej z. Peters.

Moody’s thotë se shtetet me potencialin më të lartë për të shënuar rritje në krahasim me anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian, shpesh përballen edhe me vështirësi të shumta në realizimin e tyre, ku një prej më të mëdhave është dobësia e institucioneve, mangësia e inovacioneve, si dhe e cilësisë së kapitalit njerëzor.

“Bullgaria dhe Rumania janë dy ndër vendet që kanë treguar potencialin më të madh për rritje dhe zhvillim, por mundësia për të përfituar nga ky potencial kufizohet nga dobësitë e institucioneve dhe mungesa e gatishmërisë për inovacion”, tha në përfundim agjencia.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of