Rritja ekonomike në Bullgari në 2018 do të rritet në 3.8%, duke lënë pas nivelin prej 3.6% në vitin 2017, citohej në parashikimin ekonomik të pranverës të Komisionit Europian të publikuar javën e kaluar. Sipas KE-së, ekonomia bullgare do të vazhdojë të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Referuar raportit, kërkesa e brendshme pritet të jetë nxitësi kryesor i rritjes, ndërsa inputet e eksportit do të mbeten negative.
Inflacioni do të vazhdojë të rritet këtë vit si rezultat i konsumit të fortë privat. Trendet pozitive në tregun e punës do të vazhdojnë me rritje të qëndrueshme të pagave dhe rritje të punësimit, citohej më tej në raport. Financat publike pritet të mbeten të fuqishme, të mbështetura kryesisht nga mjedisi i favorshëm makroekonomik, pavarësisht rritjes së investimeve publike dhe pagave. Parashikimi është që si BE-ja ashtu edhe Eurozona të rriten 2.3% gjatë këtij viti.
Rritja e të dyjave pritet të bjerë në 2.0% në 2019-n kur barrierat në disa vende dhe sektorë të bëhen më të prekshme. Politika monetare është në përputhje me mjedisin e vërtetë dhe ritmet e rritjes në tregtinë botërore po ngadalësohen, sipas të dhënave të publikuara në raport.
Norma e rritjes në BE dhe Eurozonë në 2017 i tejkaloi parashikimet, me një vlerë rekord prej 2.4% gjatë 10 viteve të fundit.