Bullgari/ Subjekt i monitorimit të veçantë nga BE-ja

18/03/2017 8:00 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Sofje - Bullgari

Komisioni Europian ka theksuar çekuilibrin ekstrem në ekonominë e Bullgarisë. Vendi vazhdon të jetë në mesin e 12 vendeve anëtare të BE-së, të cilat janë subjekt i një monitorimi të veçantë.
Sektori bankar është stabilizuar, por mbikëqyrja e dobët ende nuk është kapërcyer. Duhen ndërmarrë masa të shumta për të forcuar sektorin e dobët financiar të shpallur gjatë stress-testit – duke përfshirë këtu mbikëqyrjen bankare dhe atë jobankare, si dhe pengesat në procedurat e falimentimit.
Borxhi i lartë i disa prej firmave më të mëdha në vend është stabilizuar por përqindja e kredive të këqija vazhdon të jetë një numër me dy shifra, ndryshe nga mesatarja e nivelit europian.
Ndërmarrjet shtetërore me nivelin më të lartë të borxhit janë ato në sektorin energjetik. Këtu mund të përmendim shembullin e Belene NPP, për shkak të së cilës Bullgaria i pagoi Rusisë një shumë prej 601 milionë eurosh, ose 1.3% të PBB-së.
Tregu i punës ka treguar përmirësime, por niveli i punësimit vazhdon të jetë i ulët dhe një prej problemeve më të mëdha në këtë sektor është puna në të zezë.
Një problem tjetër është edhe plakja e popullsisë ku sipas të dhënave të Drejtorisë së Emigracionit në Ministrinë e Brendshme rreth 14% e bullgarëve jetojnë jashtë vendit. Të ardhurat e pjesës së pasur të popullsisë janë shtatë herë më të larta se ato të pjesës së varfër.
Problemet me korrupsionin dhe mungesa e besimit në sistemin gjyqësor vijojnë të jenë të pranishme.
Nga 12 vendet që janë pjesë e këtij procesi monitorues, vetëm Finlanda bën përjashtim, sepse ajo ka realizuar një sërë prej reformave të nevojshme për vendosjen e ekuilibrit ekonomik.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz