Bullgaria pret të shënojnë një suficit fiskal prej 2.2% të PBB-së fund të këtij muaji, krahasuar me një suficit prej 3.7% me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Ministrisë të enjten e kaluar.
Sipas Ministrisë, vendi ballkanik shënoi një suficit prej 2.0% të PBB-së në fund të korrikut krahasuar me 3.7% në shtatë muajt e vitit 2016. Po ashtu, edhe shpenzimet sociale dhe shëndetësore u rritën.
Bullgaria synon të arrijë një deficit prej 1.4% të BBB-së për këtë vit me një buxhet që parashikon të ardhura dhe shpenzime më të larta.
Një nga taktikat e përdorura nga ky shtet është fiksimi i monedhës së vendit, levës bullgare ndaj euros, në një regjim që pengon Bankën Qendrore të përcaktojë normat e interesit dhe e lë politikën fiskale si një nga mjetet e pakta që duhet të ndikojë në ekonomi.
Bullgaria e mbylli 2016 me një suficit prej 1.6%, edhe pse fillimisht synonte një deficit prej 2.0%.
Fatkeqësia u shkaktua kryesisht nga vonesat në administrimin e projekteve të mbështetura nga BE-ja, të cilat reduktonin shpenzimet kapitale, ndërkohë që rritja ekonomike tejkalonte parashikimet.
Të ardhurat e qeverisë në shtatë muajt e vitit 2017 u rritën 6.7% (20.5 miliardë leva (12.45 miliardë dollarë amerikanë), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shpenzimet u rritën në 18.5 miliardë leva nga 17.3 miliardë gjatë një viti më parë