Bullgari/ Suficiti fiskal pritet të shkojë në 1.8% të PBB-së

15/07/2017 8:01 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Bullgari suficiti 788

Bullgaria pret që deri në gjysmën e parë të vitit, suficiti i saj fiskal të shkojë në 1.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, krahasuar me një suficit prej 3.4% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, u shpreh të premten e kaluar Ministria e Financave.

Ajo tha më tej se të ardhurat nga taksat priteshin të ishin më të larta në gjashtë muajt e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por suficiti do të ishte më i ulët për shkak të një baze të lartë vitin e kaluar kur Bashkimi Europian bëri pagesa të mëdha për projektet e mbështetura nga BE.
Vendi ballkanik arriti në një suficit buxhetor prej 1.7% të PBB-së në pesë muajt e parë të vitit, duke arritur të përmbushë edhe parashikimet e qeverisë se Bullgaria do të përfundojë këtë vit me një deficit më të vogël se 1.4%.

Ajo e mbylli 2016 me një suficit prej 1.6%, edhe pse fillimisht synonte një deficit prej 2.0%, kryesisht për shkak të vonesave në administrimin e projekteve të mbështetura nga BE-ja, të cilat reduktonin shpenzimet kapitale, ndërkohë që rritja ekonomike tejkalonte parashikimet.
Të ardhurat e qeverisë në fund të majit ishin 14.7 miliardë leva, më poshtë sesa vlera prej 14.9 miliardë levash e një viti më parë, ulje kjo që u shkaktua kryesisht për shkak të rënies së fondeve të ndihmës nga BE-ja. Shpenzimet u rritën në 13 miliardë leva nga 12 miliardë krahasuar me një vit më parë për shkak të pagesave më të larta të pensioneve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore për nëpunësit publikë. Në fund të muajit maj, rezervat fiskale ishin 12.8 miliardë leva.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz