Norma e papunësisë së Bullgarisë u ul me 0.08 pikë përqindje, në 5.7% në korrik, u deklarua nga Agjencia e Punësimit.
Krahasuar me të njëjtin muaj të 2017-s, norma e papunësisë në Bullgari ra me 1.0 pikë përqindjeje.
Në mbarë vendin, në korrik janë regjistruar 22.637 persona të papunë në zyrat e punës. Numri i njerëzve që u punësuan në korrik shkoi në 17,211.
Në 2017, Bullgaria, një shtet me rreth 7.1 milionë banorë, regjistroi një total prej 3.28 milionë personash ekonomikisht aktivë ndërmjet moshës 15-64 vjeç.