Bullgaria synon të bëhet ura që lidh Kinën me Europën, dhe ka nisur përgatitjet e disa projekteve të mëdha logjistike, sipas zyrtarëve bullgarë.
“Bullgaria kërkon të jetë një ‘urë’ e natyrshme mes Azisë dhe Europës, dhe të përfitojë plotësisht nga fakti se Silk Road (rruga historike e tregtisë mes Mesdheut dhe Kinës) kalon nëpër territorin e saj”, – referoi Stamen Janev, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Invest Bulgaria (IBA) në drekën zyrtare të raportit “Interesi europian në marrëveshjen e investimit me Kinën”, organizuar së bashku nga IBA dhe Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Duke përdorur vendndodhjen e saj strategjike, Bullgaria mund të ndihmojë Kinën të arrijë në tregun e Bashkimit Europian (BE), tha Janev, agjencia e të cilit është një institucion qeveritar për sigurimin e informacionit, kontakteve dhe mbështetjen e menaxhimit të projektit për investitorët potencialë.
“Për vendin tonë, Kina është një partner i rëndësishëm dhe në nivel operacional, ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë për të tërhequr sa më shumë të jetë e mundur investime kineze”, – shtoi Janev.
Valentina Alexandrova, këshilltare e ministrit të Ekonomisë, Bojidar Loukarsky, mbështeti fort se Bullgaria e sheh Kinën si një investitor strategjik.
“Ne aktualisht po punojmë në disa projekte me të vërtetë të mëdha dhe të rëndësishme, kryesisht në fushën e logjistikës, sepse Bullgaria vërtetë ka avantazhe të mëdha konkurruese në logjistikë në drejtim të marrëdhënieve BE-Kinë”, – tha ajo.
Këto projekte janë mbështetur personalisht nga ministri Loukarsky, por deri më tani ata nuk ka qenë e mundur të bëhen publikë për shkak se nuk kanë qenë në një fazë mjaftueshëm të avancuar, tha Alexandrova.
“Ata janë patjetër një prioritet për Ministrinë e Ekonomisë”, – shtoi ajo.
Sipas statistikave të ministrisë së saj, gjatë periudhës së tremujorit të tretë të vitit 2004 dhe deri në 2014-n, investimet kineze në Bullgari arritën 139.6 milionë euro (rreth 156 milionë dollarë), me fokus kryesisht në fushat e bujqësisë, makinave, të energjisë së ripërtëritshme dhe mbrojtjes së mjedisit.