Bullgaria po përjeton paqëndrueshmëri. Problemet e sektorit financiar shoqërohen me një nivel të lartë borxhi dhe me një numër të madh kredish me probleme në sektorin e korporatave. Ndërkohë, ekonomia bullgare po vazhdon të rritet. Prodhimi i Brendshëm Bruto i këtij vendi pritet të shohë një rritje prej 3.6% në 2019 dhe 2020.
Raporti i borxhit të PBB-së pritet të jetë rreth 26%, që është njëkohësisht edhe një prej më të ulëtave në Bashkimin Europian. Bullgaria ka shënuar edhe një rritje të fuqishme dhe suficite të larta të llogarisë korrente. Përderisa ka pasur progres në drejtim të burimeve të ndryshme të paqëndrueshmërive ekonomike, zbatimi dhe monitorimi i plotë i reformave të kohëve të fundit për mbikëqyrjen dhe qeverisjen në sektorin bankar dhe jofinanciar do të jenë vendimtar.
Duhet të ndërmerren veprime për të zvogëluar numrin e kredive me probleme, tha në raportin e tij mbi progresin e Shteteve Anëtare në drejtim të prioriteteve ekonomike dhe sociale, zëvendëspresidenti i parë i KE-së, Valdis Dombrovskis, përgjegjës për Euron dhe Dialogun Social, përgjegjës për Stabilitetin Financiar, Shërbimet Financiare dhe Bashkimet e Tregjeve të Kapitalit.