Bullgari, vetëm 20 % e kompanive kanë politikë sigurie të rrjetit

09/02/2018 10:00 AM 0 komente

Vetëm 20 përqind e bizneseve bullgare që përdorin kompjuter, kishin një politikë të sigurisë IT, më të ulët se mesatarja e BE-së prej 32 përqind, bëri të ditur Agjencia e Statistikave të BE, Eurostat.

Duke përmendur shifrat për vitin 2016, në Ditën e Sigurisë të Internetit, Eurostat tha se përqindja e bullgarëve që lundrojnë në internet duke ofruar informacione personale ishte 50 për qind, krahasuar me një mesatare të BE prej 71 për qind.

Shifrat mund të sugjerojnë se bullgarët janë ndër përdoruesit më të kujdesshëm të internetit në BE, krahasuar me homologët e tyre kudo në bllok.

Vetëm 9 për qind e bullgarëve kanë dhënë detajet e pagesave në internet, krahasuar me një mesatare prej 40 për qind të BE-së.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz