Bullgaria ka marrë një vlerësim pozitiv për sa i përket politikës së saj fiskale të përshpejtimit të rritjes ekonomike prej një viti e gjysmë, nga FMN-ja dhe Banka Botërore, deklaroi ministri i Financave, Vladislav Goranov, në kuadër të takimit vjetor të të dy institucioneve në Uashington.
Jam shumë i impresionuar nga progresi i vendit tuaj, krahasuar me situatën e tij dy vite më parë. Bullgaria është një nga vendet me treguesit më të mirë makroekonomikë në Europën Lindore. Përmirësimi i rritjes ekonomike, zvogëlimi i inflacionit dhe përmirësimi i buxhetit janë të rëndësishme, tha në takimin e tij me Goranov, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller.
Sipas tij, ekspertët e bankës janë të kënaqur me vlerësimet e suksesshme të aseteve të bankave tregtare dhe testit pasues të stresit.
Kohët e fundit, ka pasur lajme vërtet të mira nga Bullgaria.
Rritja e vjeljes së taksave dhe pakësimi i deficitit na kanë inkurajuar të rrisim pritshmërinë për një buxhet më të balancuar brenda dy viteve, tha Mitsuhiro Furusaëa, nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Vladislav Goranov u takua me drejtorin e Çështjeve Europiane të FMN-së, Poul Thomsen. Ata diskutuan në lidhje me prioritetet e qeverisë bullgare, duke ngritur shqetësime për zërin e shpenzimeve në buxhet.
Arsimi është prioriteti ynë kryesor. Në fillim të vitit të ardhshëm, ne do të alokojmë një fond shtesë për arsimin.