Bullgari/ WizzAir hap bazën e 28 në Varna

06/08/2017 8:07 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Më 21 korrik, kompania ajrore, WizzAir, festoi hapjen e bazës së saj të 28 në Varna të Bullgarisë.
Kjo kompani ka dërguar në këtë aeroport një prej aeroplanëve të saj më të rinj, Airbus A320, duke mundësuar fluturimet low-cost në Dortmund dhe MynihMemmingen në Gjermani, Eindhoven në Holandë, Larnaca në Qipro, Milano e Bergamo në Itali dhe Tel Aviv në Izrael.
WizzAir tashmë lidh Varnën me tetë destinacione në shtatë shtete me çmime shumë të ulëta, duke filluar nga 29.99 leva bullgare.

Ndërtimi i kësaj baze të re paraqet një investim prej 99 milionë dollarësh nga kompania Wizz në Varna të Bullgarisë, duke krijuar mundësinë e hapjes së 36 vendeve të reja të punës.

Operacionet bazë dhe rrjeti i zgjeruar do të kontribuojnë në rritjen e ekonomisë vendase, si dhe do të mbështesin vendet e punës në industrinë e aviacionit, transportit, mikpritjes dhe atë të turizmit.
Në vitin 2017, WizzAir ka ofruar rreth 333,000 vende në udhëtimet nga Varna, që paraqet një rritje prej 218% në vit.
Fluturimi i parë bullgar i WizzAir u ngrit nga Sofja në shtator të 2005. Që nga ajo kohë, linja ajrore është bërë lider në treg dhe ka transportuar 9.5 milionë pasagjerë nga dhe për në tre aeroportet bullgare Sofja, Varna dhe Burgas, duke ulur gjithnjë e më shumë çmimet e biletave.

WizzAir tani ka tetë aeroplanë me bazë në Bullgari, shtatë në Sofje dhe një në Aeroportin e Varnas, duke punësuar rreth 300 ekuipazhe të orientuara drejt konsumatorit. Në gjashtë muajt e parë të 2017, më shumë se 1 milion pasagjerë udhëtuan me WizzAir nga Bullgaria dhe për në Bullgari, 39% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me rrjetin e saj të gjerë, operacionet e linjës ajrore mbështetën më shumë se 1300 vende pune indirekte në industritë e tjera.

Duke theksuar angazhimin e saj ndaj Bullgarisë, WizzAir ka njoftuar kohët e fundit zgjerim të konsiderueshëm të kapaciteteve në Aeroportin e Sofjes. Duke filluar nga marsi i 2018, ajo do të shtojë dy rrugë të reja dhe gjithsej 22 fluturime shtesë javore në oraret e saj. WizzAir tani ofron 44 rrugë nga tre aeroportet bullgare.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz