Bullgaria/ Fund politikës së lejimit të blerjes së nënshtetësisë, pas paralajmërimeve të fundit të BE-së

05/02/2019 9:15 AM 0 komente

Bullgaria ka në plan të ndalojë lejimin e të huajve të pasur për të blerë nënshtetësinë bullgare kundrejt investimeve të tyre në këtë shtet, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë javën e kaluar. Sipas Ministrisë, kjo skemë ka dështuar në gjenerimin e përfitimeve të rëndësishme ekonomike për vendin e BE-së, shkruan Telegraph.co.uk

Ndryshimet ligjore vijnë pas paralajmërimeve të fundit të ekzekutivit të BE-së, se skema të tilla mund të ndihmojnë grupet e huaja të krimit të organizuar të depërtojnë në bllokun 28-anëtarësh dhe të rrisin rrezikun e pastrimit të parave, korrupsionit dhe evazionit fiskal. Bullgaria është një nga tre vendet e BE-së, së bashku me Qipron dhe Maltën, që aktualisht e sheshin nënshtetësinë bullgare kundrejt investimeve të ndryshme në vendin e tyre.

Njëzet shtete anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe tre të mësipërmet, shesin edhe leje për të gjithë ata që duan të bëhen rezidentë në këto shtete. Në Bullgari, të huajt që investojnë rreth 1 milion leva bullgare (448.000 paund) deri në 2 milionë leva bullgare, mund të marrin një pasaportë bullgare në këmbim.

Investimet mund të bëhen edhe në obligacione qeveritare. “Të dhënat tregojnë se qëllimi për të rritur investimet e huaja reale dhe zhvillimin ekonomik nuk është arritur. Si rezultat, nuk janë krijuar vende të reja pune apo rritje ekonomike”, shkruhej më tej në deklaratën e zyrës së shtypit të Ministrisë.

Ndryshimet ligjore do të forcojnë edhe kontrollet dhe rregullat për dhënien e shtetësisë ndaj njerëzit me origjinë etnike bullgare.

Në tetor të 2018-s, prokurorët bullgarë akuzuan një zyrtar të lartë shtetëror si pjesë e një hetimi për një mashtrim dokumentesh, që sipas tyre u mundëson të huajve marrjen e pasaportave bullgare dhe lëvizjen e lirë në bllokun prej 28 anëtarësh.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of