Bullgaria kryeson ekonominë dixhitale të Europës Juglindore

03/08/2018 10:10 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Bullgaria po kryeson ekonominë dixhitale të Europës Juglindore, si një prej qendrave më të rëndësishme të sipërmarrjes dhe inovacionit, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, u shpreh ambasadori bullgar në Kore.

“Në 5 vitet e fundit, Bullgaria ka zhvilluar një sistem të fortë, mbështetës dhe nxitës, duke përfshirë, sipërmarrje kapitali, startup-e joqeveritare, etj.”, tha ambasadori bullgar në Kore, Petar Andonov, në një tryezë të rrumbullakët në Pangyo Startup Campus, Provinca Gyeonggi, ku po shqyrtohen të gjitha mundësitë e partneritetit midis startup-eve bullgare dhe firmave koreane të IT-së.
“Këta aktorë, jo vetëm që lehtësojnë, por edhe përshpejtojnë rritjen e sipërmarrësve në faza të ndryshme të zhvillimit në vendin tonë. Së fundmi, Bullgaria po kryeson ekonominë dixhitale të Europës Juglindore, si një prej qendrave më të rëndësishme të inovacionit dhe IT-së.
Ne renditemi të dytët në Europë pas Gjermanisë për sa i përket numrit të startup-eve të IT-së dhe të katërt pas Anglisë, Spanjës dhe Gjermanisë në investimet përshpejtuese”.

Përveç kësaj, ai shtoi se kryeqyteti i vendit, Sofja, ishte ndër 10 vendet e para në botë që krijuan një startup në vitin 2016, i cituar ky edhe në një raport të Forbes, kjo sepse qyteti ofron çmimet më të ulëta të tatimit në korporata dhe të të ardhurave personale, në vetëm 10%. Sofja krenohet edhe me shpejtësinë e internetit, duke u renditur në mesin e më të shpejtëve në botë.
“Bullgaria është një vend ideal për startup-et e huaja. Ekziston një tendencë në rritje e sipërmarrësve ndërkombëtarë që po krijojnë bizneset e tyre në Bullgari, duke përfituar nga fuqia punëtore e arsimuar dhe e talentuar, ekspertiza e IT-së, kostoja e ulët e jetesës, kostot më të ulëta të punës krahasuar me vendet e tjera europiane dhe sigurisht, edhe për shkak të një mënyre të re jetese, duke ndërthur natyrën e mrekullueshme, jetën e natës dhe kulinarinë e zhvilluar.

Duke treguar për suksesin e startup bullgar, Imagga Technologies, një kompani globale me zyra edhe në Seul, ambasadori tha se të dyja vendet ishin pikat më të mira të hyrjes në tregjet më të mëdha rajonale.
Imagga Technologies merret me më shumë se 200 lloje të ndryshme biznesesh dhe ka punësuar më shumë se 10,000 zhvillues në 82 vende të botës. Në vitin 2016, ajo fitoi çmimin si “startup-i më i mirë për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale”, në Central European Startup Awards.

“Bullgaria është tashmë një qendër rajonale për teknologjinë e komunikimit të informacionit”, tha Stamen Kotchkov, kryetar i bordit drejtues në Shoqatën Bullgare të Kompanive Softuerike dhe nënkryetar i SAP Labs në Bullgari. Kompani lidere softuerike dhe kompani IT po i zhvillojnë kërkimet e tyre në Bullgari, duke përfshirë SAP, HP, VMware, Visteon, CSC, Experian dhe shumë të tjera. Kompanitë globale si Oracle, HP, Microsoft dhe Cisco kanë po ashtu prani strategjike në Bullgari.

Ndërmarrjet bullgare që janë në zhvillim e sipër në këtë sektor, përfshijnë Telerik, Bulpros Consulting, Imperia Online, Nemetschek Bullgaria, Scale Focus dhe Melon Technologies, shtoi ai. Z. Kotchkov tha se korporatat globale të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) kanë zgjedhur Bullgarinë për të mësuar sa më shumë nga talentet që ajo ka, nga vendndodhja e strategjike që lidh Europën me Azinë, stabiliteti politik, tradita e gjatë në sektorin TIK dhe ekosistemit të gjallë, infrastrukturës dhe rrjetit të avancuar të IT-së, si dhe biznesi konkurrues dhe kostot e jetesës.

Gjatë vitit të kaluar, në Bullgari, sipas Shoqatës Bullgare të Kompanive Softuerike, u krijuan 420 startup, 70% e tyre në sektorin e shërbimeve dhe gjysma e tyre në sektorin e IT-së. Industria bullgare e IT-së është kryesisht e orientuar B2B dhe ofron produkte dhe shërbime për marketingun dixhital dhe zhvillimin e softuerëve, duke përfshirë sistemet cloud, implementimet e platformave, lidhjet e pajisjeve, automatizimin e procesit, si edhe analitikën dhe sasinë e madhe të të dhënave.

Kjo industri ka punësuar rreth 100,000 persona, duke përfshirë 22,000 inxhinierë softuerësh, pagat e të cilëve janë disa herë më të larta se mesatarja kombëtare. “Një nga katër prioritetet e Këshillit tonë të Presidencës së Bashkimit Europian këtë vit ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë tonë dixhitale dhe aftësive për të ardhmen, të cilat janë në mënyrë të pashmangshme të lidhura me tregun e brendshëm dixhital të BE-së dhe aksesin ndaj inovacionit”, tha Andonov.

Të pasurit e Presidencës së Bashkimit Europian ka qenë shumë frytdhënëse në një numër të madh frontesh, duke përfshirë Direktivën e Shërbimeve Audiovizive të Medias, Kodin Europian të Komunikimeve Elektronike për zhvillimin e rrjeteve me shpejtësi të lartë dhe Rregulloren Europiane për Komunikimin Elektronik.

Më 25 qershor, Komisioni Europian prezantoi Axhendën Dixhitale për Ballkanin Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë, me synimin për angazhimin dhe përfshirjen e këtyre vendeve në drejtim të ekonomisë dixhitale.
Komisioni Europian dhe gjashtë shtetet u zotuan bashkërisht për një rritje të mëtejshme të bashkëpunimit midis tyre në drejtim të forcimit të sigurisë kibernetike, rritjes së besimit, dixhitalizimit industrial, nxitjes së ekonomisë dixhitale dhe shoqërisë, si dhe rritjen e kërkimit dhe zhvillimit në infrastrukturën dixhtale.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz