‘Sofia Tech Park’ i Bullgarisë ka potencial të madh për tu kthyer në qendër të progresit teknologjik të Bullgarisë,’ tha Presidenti bullgar Rosen Plevneliev gjatë nisjes zyrtare të ndërtimit të ambjenteve të para në parkun e parë të teknologjisë dhe shkencës në Bullgari realizuar nga Sofia Tech Park AD, raportoi gazetari i agjencisë së lajmeve FOCUS.
Sipas kreut të shtetit bullgar ekziston nevoja për të forcuar komercializimin e pronës intelektuale dhe produkteve të reja, dhe të bëjmë të mundur që njerëzit e talentuar të qëndrojnë në Bullgari në vend që talenti i tyre të shfrytëzohet jashtë vendit. ‘Sofia Tech Park’ do të mbështesë patjetër fuqinë konkurruese të ekonomisë bullgare. Sofia Tech Park nuk është vetëm një kompleks me ndërtesa dhe infrastruktur. Sofia Tech Park është një mjedis për shkëmbim dhe bashkëpunim në risi dhe teknologji.