Paris Saint-Germain, ekipi i futbollit në pronësi të Katarit-t i cili u gjobit për shkeljen e rregulloreve të financave të futbollit evropian, ka bërë më shumë para nga shitjet ‘heterogjene’ se sa nga të drejtat televizive, sponsorizimet dhe biletat të kombinuara të gjitha sëbashku.
Me mbështetjen e fondeve nga qeveria e Katarit, PSG është shfaqur si ndër shpenzuesit më të mëdhenj në futboll, duke blerë rrugën e tij të suksesit dhe një pozitë në elitën e Ligës së Kampionëve të Evropës.
Të ardhurat e klubit nga ‘produktet e tjera’ arrinin 233.6 milion euro (298 milion dollarë), duke ndihmuar në ngushtimin e humbjes neto për sezonin 2012-13 në 3.5 milion euro, sipas shifrave të publikuara nga autoriteti licencues i futbollit francez, DNCG. Të drejtat televizive, sponsorizimet dhe shitjet e biletave kanë siguruar një total prej 166 milion euro.
Përfaqësuesit e PSG, Yann Guerin dhe Louise Cosnard nuk iu përgjigjën email-eve që kërkonin koment në lidhje me artikujt e tjerë, të cilat përbënin 58 përqind të të ardhurave totale dhe pothuajse u dyfishuan nga një vit më parë.
Udhëheqësi aktual i kampionatit francez, Olympique de Marseille kishte të ardhura të ndryshme prej 14.9 milionë euro, 14 për qind të totalit të tij. PSG renditet i dyti në kampionat pasi fitoi katër ndeshje dhe barazoi gjashtë.
PSG, së bashku me Manchester City, një tjetër klub në pronësi të familjes mbretërore të Gjirit, u gjobit deri në 60 milion euro në fillim të këtij sezoni, pasi humbjet e tyre shkelën kufirin e përcaktuar nga organi i futbollit europian, UEFA.