Indeksi kryesor i aksioneve britanike iu afrua nivelit më të lartë të 11 muajve të martën, teksa pasiguritë e brendshme u qetësuan, pasi Theresa May pritet të bëhet kryeministrja e ardhshme e vendit.
Fitimet në aksionet e lidhura me pasuritë e paluajtshme tejkaluan dobësitë në sektorë në pozicion mbrojtës, si telekomunikacioni dhe kujdesi shëndetësor.
Indeksi FTSE 100 u rrit me 0.2% në 6,694.00 pikë, pasi kishte arritur 6,698.92 më herët, niveli më i lartë që nga gushti i vitit të kaluar. Indeksi ka fituar pothuajse 16% që nga niveli i ulët i post-Brexit, i arritur në 24 qershor dhe 20% që nga shkurti.
Megjithatë, ai është vetëm 11% më lart në terma të dollarit, për shkak të rënies së stërlinës, që ka zbritur në nivelin më të ulët të 31 viteve si rrjedhojë e shqetësimev se Brexit do e çonte vendin në recesion.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.