Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve të Evropës ra, duke sinjalizuar se kapitalet do të bien pas njoftimit për fitimet më të mira të tyre tremujore që nga 2009.
Kontratat për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në qershor ranë 0.6 për qind në 3,608 në Londër. Indeksi Stoxx Europe 600 u rrit 16 për qind në tremujorin e parë teksa Banka Qendrore Evropiane ka filluar aplikimin e programit të saj të lehtësimit sasior dhe të dhënat ekonomike rezultuan mmi parashikimet në dy vjet. Kompanitë e prodhimit të makinave dhe kimikateve, e fituesit më të mëdhenj të tremujorit të mëparshëm, e cuan indeksin Stoxx 600 drejt rënies të martën. Kjo reduktoi përparimin e treguesit në mars në 1.3 përqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.