Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane ra, duke treguar se kapitalet do të zgjerojnë rënien më të gjatë në 11 vjet, teksa ekonomia problematike e euro-zonës po rrit presionin për më shumë masa stimuluese nga bankat qendrore. Indeksi i kontratave amerikane të së ardhmes u rrit, ndërsa aksionet aziatike ranë.
Kontratat e së ardhmes për indeksin Euro Stoxx 50 (SX5E) që përfundojnë në dhjetor u tërhoqën 0.7 për qind në 2,855 në Londër. Kontratat për Indeksin FTSE 100 të Britanisë së Madhe ranë 0.3 për qind. Kontratat e së ardhmes për indeksin Standard & Poor’s 500 Index shtuan 0.2 për qind.
Indeksi Stoxx Europe 600 Index ra dje 0.4 perqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.