Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane ndryshoi pak, pasi kapitalet u rritën dje me ritmet më të shpejta në shtatë javë, teksa të dhënat sinjalizuan për muajin e katërt të tkurrjes në prodhimin industrial kinez. Indeksi i kontratave amerikane të së ardhmes dhe aksionet aziatike ndryshuan pak.
Kontratat e së ardhmes për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në qershor ranë 0.1 për qind në 3,138 në Londër. Kontratat për indeksin FTSE 100 të Britanisë ranë më pak se 0.1 për qind. Kontratat e së ardhmes për Indeksin Standard & Poor’s 500 Index shtuan më pak se 0.1 për qind, ndërsa Indeksi MSCI Asia Pacific ‘kërceu’ 0.1 për qind.
Indeksi Stoxx Europe 600 Index, treguesi për mbarë rajonin, u rrit 1.4 per qind dje teksa kompanitë e kujdesit shëndetësor udhëhoqën fitimet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.