Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane ndryshoi pak pasi kapitalet njoftuan ecuinë e tyre më të gjatë duke fituar në më shumë se pesë javë.
Kontratat për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë muajin e ardhshëm u rritën më pak se 0.1 për qind në 3,676 në Londër. Indeksi Stoxx Europe 600 avancoi në nivelin më yë lartë për të tretën javë të enjten teksa të dhënat amerikane që rezultuan më të dobëta se parashikimi nxitën spekulimet se Rezerva Federale nuk do të nxitojë në rritjen e normave. Treguesi i është drejtuar përparimit javor prej 2.9 për qind, më i madhi i tij që nga mesi i prillit.
Indeksi Stoxx 600 kërceu 19 perqind këtë vit deri dje ndihmuar nga program i lehtësimit sasior të BQË-së i cili e nxiti euron drejt rënies..
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.