Bursat evropiane ndryshuan pak, pasi rritja e kapitalit u zbeh gradualisht dje vonë, ndërsa investitorët spekuluan mbi implikimet për rritjen e euro-zonës nga të dhënat e eksportit gjerman që rezultuan nën pritshmëritë.
Kontratat për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në dhjetor u rritën 0.1 për qind në 3,213 në Londër. Aksionet ndryshuan pak të mërkurën, duke reduktuar shumicën e fitimit të seancës, pasi të dhënat që treguan rritje të rezervave të naftës së papërpunuar amerikane reduktuan fitimet në prodhuesit e energjisë.
Kontratat e së ardhmes për indeksin FTSE 100 ndryshuan pak pasi indeksi u rrit për ditën e gjashtë radhazi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.