Bursat evropiane ndryshuan pak, duke ‘pushuar’ disi pas rritjes së javës së kaluar, ndërsa investitorët presin të dhënat mbi prodhimin e euro-zonës, si pasojë e treguesve të mëtejshëm se Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit muajin e ardhshëm.
Kontratat për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në dhjetor ranë 0.1 për qind në 3,451 në Londër. Kontratat e së ardhmes për indeksin FTSE 100 Index ranë 0.6 për qind.
Indeksi Stoxx Europe 600 Index u rrit 3.3 për qind javën e kaluar, duke mbyllur nivelin më të lartë tre-mujor të premten, pasi raporti i Fed tregoi se ekonomia amerikane mund të përballojë kosto më të larta të huamarrjes, ndërsa zyrtarët përsëritën se rritja do të jetë graduale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.