Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane u rrit, duke sinjalizuar se kapitalet gjasojnë të reduktojnë një rënie javore, përpara se Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi të takojë ministrat e financave të euro-zonës. Indeksi i kontratave amerikane të së ardhmes ndryshoi pak, ndërsa aksionet aziatike ranë.
Kontratat e së ardhmes për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë këtë muaj u rritën 0.3 për qind në 3,242 në Londër, ndërsa investitorët prisnin të dhëna nga SHBA që mund të tregojnë se shitjetme pakicë dhe besimi i konsumatorit u rrit në ekonominë më të madhe në botë. Kontratat për indeksin FTSE 100 të Britanisë shtuan 0.1 përqind. Kontratat e së ardhmes për Indeksin Standard & Poor’s 500 Index fituan më pak se 0.1 përqind sot. Indeksi Stoxx Europe 600 Index, treguesi refeerncë për mbarë rajonin, është tërheque 1 përqind këtë javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.