Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane u rrit, duke sinjalizuar se kapitalet mund të fitojnë për të dytën ditë, ndërsa investitorët spekuluan se Banka Qendrore Evropiane do të rrisë stimujt, dhe vlerësuan raportet e të ardhurave. Indeksi i kontratave amerikane të së ardhmes ndryshoi pak dhe aksionet aziatike u ritën.
Kontratat e së ardhmes për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në dhjetor u rritën 0.6 për qind në 3,001 në Londër. Kontratat për Indeksin FTSE 100 të Britanisë shtuan 0.4 për qind. Kontratat e së ardhmes për Indeksin Standard & Poor’s 500 Index u rritën më pak se 0.1 për qind.
Indeksi Stoxx Europe 600 Index u rrit 2.1 perqind dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.