Indeksi I kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane avancoi, duke treguar se kapitalet ka të ngjarë të zgjerojnë fitimet, ndërsa investitorët vlerësojnë situatën e Greqisë për çdo hollësi mbi përpjekjet për të siguruar më shumë fonde dhe shmangur kolapsin fiskal.
Kontyratat e së ardhmes për Indeksin eEuro Stoxx 50 që përfundojnë në qershor fituan 0.3 për qind në 3,616 në Londër. Kompanitë e kujdesit shëndetësor ndihmuan që Stoxx Europe 600 të rritet 0.3 për qind të premten, duke reduktuar humbjen e tij më të keqe javore të vitit. Kryeministri Alexis Tsipras kërkoi një seancë në legjislaturën e së hënës për të diskutuar për bisedimet e vazhdueshme mbi redormat e propozuara të vebndit të kërkuara për ndihmë të mëtejshme,. Diskutimet do të nisin në orën 20:00 të darkës me orën e Athinës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.