Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane ndryshoi pak, me kapitalet pranë nivelit më të lartë në shtatë-javë teksa anëtarët e Rezervës Federale vlerësoi nevojën për të komunikuar më shumë në lidhje me ritmin e rritjes së normës. Indeksi i kontratave amerikane të së ardhmes ndryshoi pak, ndërsa aksionet aziatike ranë.
Kontratat për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në dhjetor humbën më pak se 0.1 për qind në 3,117 në Londër. Indeksi Stoxx Europe 600 u rrit 9.4 për qind nga niveli më i ulët muajin e kaluar, dhe po tregtare pranë nivelit më të lartë që nga 1 tetori teksa Mario Draghi tha se zgjerimi i programmit të BQE-së ka të ngjarë të përfshijë obligacione qeveritare dhe teksa banka qëndrore e Japonisë shtoi stimujt ekonomik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.