Bursat evropiane u rritën, duke sinjalizuar se kapitalet do të rriten për ditën e gjashtë radhazi, pasi raporti i mbledhjes së fundit të Rezervës Federale reflektoi kujdes ndaj rritjes së normave të interesit.
Kontratat për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në dhjetor shtuan 1.3 për qind në 3,261 në Londër. Indeksi Stoxx Europe 600 Index është rritur 4.4 për qind në pesë ditët e fundit, duke u rigjallëruar nga trazira tremujore teksa investitorët spekuluan se Fed nuk do të nxitojë të rrisë normat dhe prodhuesit e mallrave u rritën. Një tjetër ditë fitimesh do e pozicionojë treguesin referencë drejt ecurisë më të gjatë të fitimeve të tij që nga korriku. Aksionet evropiane po i drejtohen fitimit më të madh javor të tyre në pothuajse tre muaj, me një rritje prej 4 përqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.