Financat kanë planifikuar një kërcim të të ardhurave në raport me prodhimin e përgjithshëm bruto (PBB) në 27.5%, nga 26% që është pritshmëria për vitin 2014.
Shpenzimet buxhetore do të rriten lehtë, nga 31.2% e PBB-së në 2014-n në 31.5% vitin e ardhshëm.
Rritja e lartë e të ardhurave dou mundësojë financave tëulin deficitin buxhetor në 4% të PBB-së, nga 5.2% që pritet të mbyllet viti aktual.
Borxhi publik pritet të mbahet në pothuajse të njëjtat nivele, në 70.6% të PBB-së (nga 70.9% këtë vit), për të filluar uljen në 2016-n dhe për të zbrirut në 65.5% të PBB-së në vitin 2017.
Sipas deklarimeve nga ministri i financave në takimet me biznesin, projektbuxheti i vitit 2015 bën të mundur mbajtjen e një niveli 5.0% të investimeve publike, duke u fokusuar në fushën e ujit të pijshëm; energjisë; inovacionit dhe IT; turizmit dhe infrastrukturës rrugore qëndrore e vendore.
Gjithashtu do vazhdohet me reformat strukturore në fushën e pensioneve, energjisë, ndarjes administrative dhe territoriale dhe tregut të punës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.