- Të ardhurat tatimore rriten me rreth 42 miliardë LEK, duke kapur nivelin 377.1 miliardë LEK ose 25.3% të PBB, nga 335 miliardë LEK ose 24% e PBB që ishin në buxhetin fillestar 2014. Nga këto:
- Të ardhurat nga tatimet dhe doganat rriten me rreth 34.2 miliardë LEK, duke kapur nivelin 294.7 miliardë LEK, nga 260.5 miliardë LEK të buxhetit fillestar 2014. Kjo rritje i dedikohet kryesisht Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, i cili për vitin 2015 parashikohet në nivelin 135.3 miliardë LEK ose rreth 16.9 miliardë LEK më shumë se buxheti fillestar 2014.
- Të ardhurat nga pushteti vendor parashikohen me një rritje në masën 2.9 miliardë LEK krahasuar me buxhetin fillestar 2014, duke kapur kësisoj nivelin 13.6 miliardë LEK ose 0.9% të PBB në vitin 2015. Kjo rritje i dedikohet kryesisht vjeljes së të ardhurave nga taksat vendore, të cilat për vitin 2015 paraqiten me një rritje në masën 2.1 miliardë LEK, duke kapur nivelin 8 miliardë LEK, nga 5.9 miliardë LEK në buxhetin fillestar 2014.
- Të ardhurat nga fondet speciale, për vitin 2015 parashikohet të rriten në nivelin 68.8 miliardë LEK, nga 63.8 miliardë LEK në buxhetin fillestar 2014. Pra, me një rritje nominale prej rreth 5 miliardë LEK, e cila i dedikohet kryesisht rritjes së të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore, të cilat parashikohen rreth 4.9 miliardë më shumë se në buxhetin fillestar 2014.
- Të ardhurat jo-tatimore për vitin 2015 parashikohen në nivelin 25.4 miliardë LEK, nga 21.2 miliardë LEK që ishte në buxhetin fillestar 2014. Ky zë paraqitet me një rritje në masën 4.2 miliardë LEK, e cila është kryesisht rezultante e:
- Rritjes së të ardhurave nga institucionet buxhetore në masën 1.8 miliardë LEK;
- Uljes së ndjeshme me rreth 1.4 miliardë LEK të zërit “Transferta e fitimit nga Banka e Shqipërisë”;
- Rritjes së Dividentit që parashikohet të derdhet nga ndërmarrjet me kapital shtetëror në buxhetin e shtetit me rreth 211 milionë LEK më shumë;
- Rritje e zërit “Të ardhura të tjera jo-tatimore”, si pasojë e rinovimit të frekuencës së akorduar për kompaninë AMC, si dhe shitja e frekuencave të reja për operatorë të telefonisë celulare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.