Buxheti i Kosovës vazhdon të varet nga të ardhurat e doganave dhe administratës tatimore. Shteti ende nuk ka krijuar kushte për të siguruar të ardhura të tjera të brendshme. Barra kryesore për mbledhjen e të ardhurave i ka mbetur këtyre dy institucione të cilat edhe këtë vit, duhet të shtrëngojnë ‘rripin’, që t’i sigurojnë buxhetit të shtetit jo më pak se rreth 1.4 miliardë euro.
Pa marrë parasysh vështirësive që sjell Marrëveshja e Asoosacim Stabilizimit, (MSA) apo edhe paketa e re fiskale 2.0 që pritet të hyjë në fuqi gjatë këtij viti, mund të kenë ndryshime në të ardhura.
Zëvendësdrejtori i ATK-së, Hamdi Hoxha tha se se këtë vit shteti ka vendosur projeksionin e të ardhurave në vlerën prej 420 milionë eurove. Hoxha thotë se do të mundohen që edhe këtë vit t’i përmbushin projeksionet. Po barra më e madhe i bie doganave të cilëve shteti i ka vendosur si projeksion të të ardhurave për ketë vit 1.1 miliardë euro.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave tha se pavarësisht ndikimit edhe nga MSA, doganat do të arrijnë projeksionin e të ardhurave.
Ndërsa, anëtari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Enver Hoti, tha se nuk ka zhvillim ekonomik përderisa vendi varet nga të ardhurat e doganave dhe ATK-së.
Qeveria e Kosovës këtë vit ka parashikuar që ta ketë buxhetin 2.1 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë që ka pasur vendi në 17-të vite./KosovaPress/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.