Konsiderohet një nga suplementët më të shëndetshëm bimor në mbarë botën dhe në fakt është krenari e Kinës dhe jo e Japonisë. Bëhet fjalë për cajin xhinseng i cili është i njohur në mbarë botën për vlerat e mëdha shëndetësore në frenimin e kancerit, luftën kundër obezitetit, përmirësimin e tretjes, fuqizimin e sistemit imunitar, përmirësimin e shëndetit të trurit, luftën kundër astmës, lehtësimin nga problemet menstruale për femrat, artritit dhe shërimin e sëmundjeve seksuale.
Ky çaj magjik vjen nga një pemë shumëvjeçare që nuk shuhet kurrë. Të gjithë vlerat e rëndësishme të xhinsengut vijnë për shkak të disa përbërësve të fuqishëm të njohur si “ginsenoides” që gjenden tek rrënja e bimës. Ekskluziviteti i mbjelljes së bimës së xhinsengut nuk i mbetet vetëm Kinës. India, Japonia dhe shumë vende perëndimore e kultivojnë çajin e xhinsengut. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu eksportues të çajit të xhinsengut drejt vendeve Aziatike dhe Evropiane.
Kërkimet shkencore kanë treguar që përveç vlerave anti-kancerogjene, xhinseng mban nën kontroll edhe diabetin.