Çdo organizator takimi dëshiron që njerëzit të jene prezent , të kushtojnë vëmendje, dhe të marrin pjesë. Nëse i caktoni të pranishmëve një rol të veçantë është një mënyrë e mirë për të përmbushur gjithë cka u tha më sipër. Përpara takimit tuaj të ardhshëm, konsideroni të caktoni:
- Një ndërmjetës për të udhëhequr grupin përmes fazave të diskutimit, zgjidhjes së problemeve, dhe vendim-marrjes. Ajo gjithashtu duhet të sigurojë se nuk do të mbizotërojë vetëm një opinion- një rol të mirë për dikë që dëshiron më shumë përvojë të udhëheqjes.
- Një punonjës për të kapur cdo pikë kyçe, ide, dhe vendimet e marra në mbledhje. Kjo është një detyrë e madhe për dikë që i frikësohet pjesëmarrjes, por që dëshiron fort të marrë pjesë.
- Një kontribues për të ofruar ide dhe për të ndihmuar që diskutimi të zhvillohet në rrugën e duhur. Tregoni personit se mbështeteni tek ai për të siguruar adresimin e të gjitha çështjeve kyçe.
- Një ekspert për të ndarë njohuritë mbi çështje të veçanta sipas kërkesës. Ai ose ajo mund të marrë pjesë vetëm gjate një pjese të takimit.