Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney tha se paketa stimuluese e Bankës Qendrore Evropiane nuk do të jetë e mjaftueshme në vetvete për të ‘kuruar sëmundjet’ ekonomike të eurozonës dhe shtetet anëtare duhet të integrohen më shumë dhe të ‘lirojnë’ politikën fiskale.
Ndërsa Carney përshëndeti veprimet e BQE-së, ai tha se për të shmangur stanjacionin ‘nevojitet një politikë më konstruktive fiskale’.
‘Nëse zona e euros do të ishte një vend i vetëm, politika fiskale do të ishte ndjeshëm shumë më mbështetëse’, tha Carney. ‘Një politikë më konstruktive fiskale do të ndihmonte në riciklimin e teprisë së kursimeve private dhe do të zbuste rrezikun e stanjacionit.