Tregtia e jashtme, nëntor 2012
Në Nëntor 2012 u eksportuan 19,420 milionë lekë mallra, me ulje 2.7 për qind në krahasim me Tetor 2012 dhe rritje me 15.5 për qind në krahasim me Nëntor 2011.
U importuan 45,038 milionë lekë mallra me ulje 3.4 për qind në krahasim me Tetor 2012 dhe ulje 4.5 për qind në krahasim me Nëntor 2011.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 25,617 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 3.9 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 15.6 për qind krahasuar me Nëntor 2011.
Tregtia me vendet e BE është 65.9 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 38.4 për qind, ndërsa me Greqinë është 6.7 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Austri, Kinë, Rusi, Turqi, Zvicër, etj, dhe për importin, Austri, Belgjikë, Kosovë, SHBA, Spanjë, etj.
Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që:
Eksporti i grupit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 12.9 për qind, “Ushqime, pije, duhan” u rrit 7 për qind, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 6.8 për qind, etj. Eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u ul 85.6 për qind.
Importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 14 për qind, “Prodhime druri dhe letre” u rrit 12.7 për qind.
“Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 6.7 për qind, etj. Importi i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 19.5 për qind, etj.
Burimi: INSTAT