Centrali i parë fotovoltaik në Shqipëri, gara hapet këtë vit, e konfirmon BERZH

05/01/2018 8:33 AM 2 komente
TEMA TE NGJASHME:

Nxitja e burimeve të rinovueshme të energjisë mori një vëmendje të gjerë gjatë vitit 2017, sidomos ajo e lidhur me energjinë diellore dhe eolike. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) konfirmoi mbështetjen e saj për Shqipërinë në këtë aspekt edhe përmes një memorandumi, ndërkohe që këtë vit hapat duket se janë më konkrete.

Në një intervistë dhënë për “Monitor”, Drejtori i BERZH në Shqipëri, Matteo Colangeli, nënvizon se procesi konkurrues për centralin e parë fotovoltaik do të zerë vend këtë vit.

“Së fundmi, ne jemi të angazhuar për të ndihmuar në zhvillimin e sektorit të energjisë diellore në Shqipëri dhe parashikojmë të mbështesim prezantimin e një procesi konkurrues tenderimi për centralin e parë fotovoltaik, më vonë gjatë 2018-s” konfirmon Colangeli.

Sipas memorandumit që nënshkroi MIE me BERZH vitin e kaluar, bashkëpunimi parashikon zhvillimin dhe implementimin e një platforme për alokimin tek investitorët privatë përmes një procesi kompetitiv tenderimi mundësinë për ndërtimin, zotërimin dhe operimin e projekteve të energjisë diellore në Shqipëri duke krijuar një kapacitet të kombinuar prej 50-100 MW.

Në nëntor të këtij viti Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri firmosi urdhrin që ka në bazë skemat mbështetëse që do të jepen për të nxitur burimet e energjisë së rinovueshme .

Konkretisht, sasia e energjisë elektrike që prodhohet nga centralet fotovoltaike dhe që do përfitojë nga skemat e mbështetjes së përcaktuar në ligjin nr.7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, do të ndahet:

  1. i) 20 MW do përfitohen nga prodhuesit me përparësi me kapacitet të instaluar të energjisë elektrike deri në 2MW;
  2. ii) 30 MW do të përfitohen nga prodhuesit me përparësi në bazë të mbështetjes sipas kontratës për diferencë, nëpërmjet procesit të ankandit.

 

Interesi pas çmimit 100 euro/MW

Gjatë vitit të kaluar pati një vështim të kërkesave nga ana e bizneseve për të ndërtuar parqe fotovoltaikë në zona të ndryshme të vendit me kapacitete deri në 2 MW. Kjo erdhi edhe pas miratimit të një çmimi farvorizues të Entit Rregullator të Energjisë i fiksuar në 100 euro/MW. Ky është një çmim dukshëm i lartë dhe që garanton kthim të shpejtë të investimit.

Ekspertët vlerësojnë se çdo hektar i mbuluar me panele në vendin tonë mund të japë nga 250-320 mijë euro në vit.

 

Projektet e mëdha, Shqipëria ende pa një park të mirëfilltë

Interesi nuk ka munguar nga ana e investitorëve për të ndërtuar parqe të mëdhenj fotovoltaikë por ende nuk ka konkretisht një park të ndërtuar. Në 2016 ishte kompania Novoselë Photovoltaic Power Plant që aplikoi për një park me kapacitet të instaluar prej 50 MW, dhe me një vlerë investimi 72 milionë euro.

Projekti do të shtrihej në zonën e Novoselës në Vlorë por kjo duket se ka mbetur në letra. Pas saj në nëntor 2016 do të vinte një kërkesë nga pesë kompani të bëra sëbashku GAMMA SOLAR” SH.P.K., “ALFA ENERGY” SH.P.K., “BETA ENERGY” SH.P.K., “DELTA SOLAR” SH.P.K. dhe “SOLARIS” SH.P.K të cilat aplikuan pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një park fotovoltaik me kapacitet 50 MW.

Për këtë do të ishte ministria që do të bënte te ditur se ky projekt nuk ishte i shoqëruar me një vlerë financiare. Në prill 2017, pas disa rregullimeve ligjore ato që vërshuan ishin aplikimet për parqe fotovoltaikë deri në 2 MW. Nga 6 prilli deri në fund të tetorit u bënë rreth 16 aplikime për parqe fotovoltaike me fuqi të instaluar deri në 2 megavat dhe kompanitë aplikuese janë biznese të ndryshme nga bujqësia tek elektronika apo agropërpunimi.

 

2
Komente

avatar
2 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
2 Comment authors
Bekim SelmaniLandi Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Bekim Selmani
Guest
Bekim Selmani

Lajmë i mirë është se Shqipëria, më në fund po lëvizë drejt shfrytëzimit të energjisë të cilën e ka me bollëk. Kompania Gjermane Sun-Factory GmbH e cila është e specializuar si EPC Company për Energjinë Photovoltaike e cila ka pasë disa kontakte edhe në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm dhe të interesuar të bashkpunojmë me gjithë ata që dëshirojnë të realizojnë Projekte të mëdha pra Centrale Photovoltaike prej 500KW e më lartë. Ne mund të ju ofrojmë staf, planifikim si dhe pajisjet kualitative dhe me standarde të EU-së, transparencë, çmime mjaftë atraktive dhe të asyeshme. Unë si përfaqësues i kompanisë… Read more »

Landi
Guest
Landi

Vazhdojme te jemi prapa si ne cdo aspekt tjeter. Duke llogaritur qe kemi minimumin 150 dite me diell ne vit nje qeveri e pergjegjshme keto centrale do i kishte ngritur me kohe. Dhe do te mund te eksportonim energji te paster.
Por duke drejtuar individe te paafte dhe pa vizion jemi ne kete gjendje ku jemi sot. Te fundit ne cdo aspekt vetem te paret per emigrim