CEO i Microsoft, Satya Nadella: Cilësitë që e bëjnë një lider të madh

27/02/2019 3:55 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
CEO i Microsoft, Satya Nadella

Pasi punoi për më shumë se dy dekada te Microsoft, gjë që e çoi në drejtimin e gjigantit të software në vitin 2014, CEO i kompanisë, Satya Nadella ka pasur mjaft kohë për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh një lider i mirë.

Nadella i cili foli në fillim të javës në Mobile World Congress (MWC) në Barcelonë, shpjegoi se çfarë do të thotë një leadership i mirë në tre pika kryesore. Ai e kërkon këtë nivel leadershipi jo vetëm tek ata me të cilët punon, por edhe te vetja. Kjo është diçka jo e lehtë ta ruash çdo ditë – pranon ai.

Më poshtë janë tre karakteristikat që Nadella mendon se duhet të ketë një lider.

1) Krijoni qartësi

Në kohëra krize dhe kaosi, janë drejtuesit ata që mund të japin qartësi dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e një situate të vështirë. “Liderët kanë këtë aftësi të mrekullueshme dhe të çuditshme të krijojnë qartësi në një situatë ku ajo nuk ekziston”, tha CEO i Microsoft.
“Ju nuk mund ta cilësoni veten një lider nëse hyni në një situatë të paqartë – dhe të krijoni konfuzion” deklaroi ai në MWC në Barcelonë, duke shtuar se për të qenë lider ju duhet të “sillni qartësi aty ku ajo mungon”.
Në të shkuarën, Nadella e ka theksuar këtë si “karakteristikën kyçe” që duhet të ketë çdo lider, edhe pse shpesh kjo gjë nënvlerësohet.

2) Gjeneroni energji

Ndërkohë që saktësia dhe qartësia janë shumë të dobishme në kohëra të paqarta, kjo nuk është e vetmja karakteristikë që duhet të ketë një lider. Për CEO-n e Microsoft, pasioni dhe entuziazmi për atë që bëni është po aq i rëndësishëm kur flitet për cilësitë e leadership-it.
“Liderët krijojnë energji – tha Nadella, duke shtuar se nëse një person vjen tek ju dhe ju thotë: ‘Jam i madh, ekipi im i punës është i mrekullueshëm, çdokush tjetër rreth meje ta shpif’, ai nuk është një lider”. “Ju duhet të krijoni energji kudo rreth jush, thotë Nadella.

3) Jini të suksesshëm, në çfarëdo situate

Dhe në fund, suksesi nuk arrihet në një ditë. Edhe nëse arrini të bëheni të suksesshëm është e pashmangshme që të mos hasni pengesa gjatë rrugës suaj – kështu që mbajeni në kujtesë.

“Ju nuk mund të thoni, jam duke pritur për kushtet e përshtatshme të motit dhe pozicionin e favorshëm të yjeve për të qenë të suksesshëm, kjo nuk do të leadership” – pohon drejtuesi i Microsoft. Këto janë disa nga aspektet kyçe që merr në konsideratë Microsoft kur sheh kandidatët që aplikojnë për punë. Gjiganti i software, Microsoft nxit punonjësit e tij që të ndjekin pasionin dhe të përqafojnë identitetin e tyre.

Nëse ju kërkon të fusni këmbët në këtë kompani, Microsoft pohon se ajo kërkon për njerëz që kanë “dëshirë të madhe për të mësuar, inteligjencë, pasion për teknologjinë, gatishmëri për të punuar, aftësi, shpirt sipërmarrës dhe dëshirën për të qenë më të mirët”.

“Të bëni mirë këto tri gjëra dhe të mos jeni arrogant mendoj se janë gjërat për të cilat ka nevojë një lider” – thotë në fund Nadella.

*Alexandra Gibbs
Burimi: CNBC

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of