Çerekfinalet e Champions League nën lupën financiare

11/04/2017 3:52 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Nga klubet e mëdha te hirushet, ja tabloja e çerekfinaleve të Champions që nisin sonte

 

JUVENTUS – BARCELONA

Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë

Në nivelin ekonomik, kjo sfidë është paksa e zhbalancuar: 280 milionë euro është diferenca sa u përket të ardhurave mes dy klubeve. Edhe në nivelin sportiv, gjithçka është në favor të katalanasve, katër herë fitues të Champions League në 11 sezonet e fundit, ndërsa në të njëjtën periudhë, Juventus ka arritur veç një herë në finale në sezonin 2014/15, të cilën e humbi pikërisht ndaj Barcelonës. Të gjithë treguesit ekonomikë janë në anën e katalanasve: vlera totale e skuadrës, totali i pagave të futbollistëve dhe të ardhurat vjetore.
Të ardhurat e Juventusit varen kryesisht nga të drejtat televizive (57% – klubi i katërt në vlerë absolute) ndërsa janë shumë të ulëta fitimet që vijnë nga stadiumi (13%). Ndërsa për Barcelonën kjo vlerë është më shumë homogjene, pjesa më e madhe e fitimeve (48%) përbëhet nga të ardhurat komerciale.

 

BORUSIA DORTMUND – MONAKO

Sfida e dy skuadrave me moshën mesatare më të re

Borusia Dortmund ka arritur në finalen e UEFA Champions League në sezonin 2012/13 duke humbur derbin gjerman përballë Bajernit të Mynihut, ndërsa klubi francez ka arritur në çerekfinale në sezonin 2014/15, dhe ka qenë finalist në vitin 2004.
Të dyja klubet kanë kaluar një krizë të thellë ekonomike në vitet e kaluara. Të gjithë treguesit ekonomikë janë në anën e gjermanëve, të cilat janë katër herë më të larta krahasuar me ato të monegaskëve. Krejt ndryshe është burimi i këtyre të ardhurave. Për Borusian, të ardhurat komerciale zënë vendin kryesor (49%) ndërsa për Monakon, të drejtat televizive vlejnë 58%, dhe gjithashtu drejtuesit e klubit kanë përfituar së tepërmi nga shitjet e futbollistëve.

 

ATLETIKO MADRID – LEICESTER

Nënkampionët në fuqi kundër surprizës së kompeticionit

Krahasuar me fitimet që arrijnë deri në 229 milionë euro, spanjollët janë një realitet konstant në fazat finale të këtij kompeticioni, duke arritur dy herë në finale në tre sezonet e fundit, të dyja të humbura kundër Real Madridit.
Ndërsa Leicester, në vitin e debutimit luan për herë të parë në çerekfinalet e Champions League. Por vlera e të ardhurave të Atletiko Madrid është më e madhe krahasuar me atë të anglezëve, rreth 50 milionë euro më shumë. Për të dyja klubet, të ardhurat më të mëdha vijnë nga të drejtat televizive (61% për Atletikon, 74% për Leicester). Ndërsa raporti i të ardhurave që vijnë nga stadiumet është shumë më i ulët (respektivisht 16% dhe 9%).
Vlera totale e skuadrës madrilene është dy herë më e lartë krahasuar me Dhelprat. Gjithashtu dhe te pagat e futbollistëve diferenca është e dukshme, rreth 35 milionë euro.

 

BAJERN MYNIH – REAL MADRID

Dy superfuqi përballë njëra-tjetrës

Kjo është sfida më e rëndësishme e fazës çerekfinale, si në nivel sportiv dhe në atë ekonomik.
Të dy klubet mbajnë respektivisht vendin e katërt dhe të dytë në renditjen e klubeve më të pasura në botë. Vlera totale e të dyja skuadrave të marra së bashku i kalon 1,3 miliardë eurot.
Në shtatë sezonet e fundit, të dyja klubet kanë arritur gjashtë herë në gjysmëfinale. Bavarezët kanë arritur tre herë në finale, duke fituar vetëm një herë, ndërsa madrilenët i kanë fituar të dyja finalet e luajtura.
Për Bajern Mynih, 58% e fitimeve vijnë nga të ardhurat komerciale (klubi i dytë në botë për këtë vlerë) dhe vetëm ¼ nga të drejtat televizive. Ndërsa për Real Madridin, 42% e përbëjnë të ardhurat komerciale, ndërsa 37% të drejtat televizive. (zë vendin e parë në botë për të ardhurat nga të drejtat televizive). Të ardhurat që klubet fitojnë prej stadiumeve vlejnë 17% për gjermanët dhe 21% për spanjollët.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz