Për herë të parë guidat do të jenë të certifikuara, madje ky detyrim pritet të saknsioniohet edhe me ligjin e ri. Në fjalën e saj, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni i cilësoi guidat si ambasadorët e parë në prezantimin e Shqipërisë. “Udhërrëfyesi turistik është ambasadori më i mirë i vlerave kulturore dhe historike të vendit. Ata janë pasqyra e Imazhit të Shqipërisë. Për të gjithë ata që punojnë në fushën e Turizmit, e kuptojnë fare mirë sesa e nevojshme është vendosja e standardeve për udhërrëfyesit turistike”- tha Ministrja Gjermeni.
Drejtori i Qendrës për Edukim Ekonomik dhe Biznes (CEBE), Prof. Ilia Kristo vlerësoi kontributin e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe tha se këto trajnimet dhe certifikimet janë hapat e parë për vendosjen e standardeve europiane.
Prof. Anastas Angjeli foli për rëndësinë e vecantë të industrisë së Turizmit dhe iu referua rëndësisë së bashkëpunimit mes botës akademike, shoqërisë civile dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Drejtoresha e Përgjithshme të Turizmit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Sonja Popa tha se “në bashkëpunim me shoqata e guidave, do të ngrihet një sistem i konsoliduar kreditimi, në bazë të të cilit do të disiplinohet e gjithë kjo veprimtari. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohen standardet bashkëkohore të guidimit”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.